×
  • Show Time
  • Show Time

    Tragjedi në koncertin e ABBA-s, humbin jetën dy persona, i moshuari bie nga kati i 7

    Reporteri
    04 Nëntor 2021 | 19:40

    Grupi suedez i popit ‘Abba’ ka shtyrë me 24 orë koncertin e tyre të fundit muzikor.

    The Guardian shkruan se kjo gjë ndodhi pasi dy persona humbën jetën 30 minuta pas nisjes së koncertit.

    Të martën mbrëma, një burrë 80-vjeçar u rrëzua kati i shtatë i sallës së koncerteve në Uppsala, në veri të Stokholmit. Teksa ra në turmën e njerëze që ishin mbledhur për koncertin, ai plagosi dhe dy persona të tjerë, nga të cilët një humbi jetën për shkak të plagëve të mëdha që kishte marrë.

    80-vjeçari ka vdekur në vendngjarje ndërsa 60-vjeçari, mbi të cilin ra ka ndërruar jetë më vonë në spital. Ndërkohë që ‘ëebsite’ i sallës së koncertit bëri me dije se do të ishin të mbyllur nga e mërkura deri të premten për shkak të ngjarjes.

    “Të gjithë jemi të tronditur nga aksidenti tragjik dhe mendimet tona shkojnë te të ndjerit, të afërmit dhe familjet e tyre”, shkruhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!