Ditën e djeshme Gjykata Themelore në Gjilan shpalli fajtor të pandehurin Rinor Hykolli, duke i shqiptuar një vit burgim efektiv.

Ai akuzohet nga prokuroria se me dashje për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit Liridon Bajrami, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Mirëpo, çfarë në të vë7rtetë po ndodh me të?

Reklamë

Ani pse vendimi u mor dje nga Gjykata Themelore në Gjilan, menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli është bërë i ‘gjallë’ në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka publikuar disa pamje të këngës së re të Taynës në bashkëpunim me Ledri Vulën.

Ndonëse të shumta kanë qenë postimet që janë bërë nga profili i tij, por gjithmonë duke mos zbuluar se kush është realisht personi që po i publikon./Reporteri.net/