×
  • Show Time
  • Show Time

    Kjo është dhurata e veçantë që ia bëri Donaldi për përvjetor Bora Zemanit

    Reporteri
    06 Nëntor 2021 | 10:16

    Mbrëmë në emisionin Big Brother VIP, është rikthyer sërish vëmendja te historia e dashurisë së Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.

    Ishte Donaldi, ai që tregoi se dje kishin përvjetorin e njohjes.

    “Sot para tri vitesh, me datë 5, unë jam lidhur me Borën”, tha Donaldi.

    E për këtë përvjetor, ai zgjedhi t’ia bëjë edhe një dhuratë me mundësitë që kishte.

    Ai e hoqi zingjirin që e mbante në qafë që prej fillimi dhe e futi në një kuti të çokallatave dhe e gjuajti përtej murit, në mënyrë që ta merrte Bora. Ai i dërgoi edhe një puthje përmes ekranit.

    Më pas, moderatorja Arbana Osmani i premtoi Donaldit që dhurata e tij do të shkonte në duart e Borës.

    “Do kujdesemi që t’i dërgojmë zonjushës”, tha Arbana.

    Ndryshe, kur ishte realizuar takimi mes Donaldit dhe Borës në Big Brother VIP, Bora gjatë tërë kohës luante me këtë zingjir të Donaldit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!