Super mbrëmja e së shtunës sjellë një ndeshje miqësore mes yjesh të futbollit. Më datën 15 qershor, në ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” ekipi i krijuar nga Granit Xhaka do të luaj ndaj ekipit të krijuar nga Milot Rashica.
Kjo ndeshje është organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Komuna e Prishtinës, shkruan Reporteri.net.
Biletat për tribunat Jug dhe Veri do të jenë falas, derisa në tribunën lindore kushtojnë 2 euro, kurse ato perëndimore 3 euro.
Ndryshe, Xhaka dhe Rashica janë shtyllat e dy përfaqësueseve ku luajnë, Zvicrës dhe Kosovës./Reporteri.net
