Real Madrid pritet të jetë një klub aktiv gjatë afatit kalimtar të verës.Janë rreth 300 milionë euro shpenzime që kanë blerë madrilenët për t’i përrforcuar radhët e veta.


Mbretërit kanë sjellur në “Santiago Bernabeu”: Rodrygo, Eder Militao, Jovic, Hazard dhe Mendy.

Megjithatë Zinedine Zidane parasheh edhe pastrimin e radhëve të Los Blancos.

Reklamë

James Rodriguez, Gareth Bale, Mateo Kovacic dhe Marcelo, janë vetëm disa nga emrat e atyre që do të largohen, njoftojnë mediat spanjolle përcjellë Klan Kosova.

Poashtu në radhë janë edhe Lucas Vasquez, Mariano Diaz , Keylor Navas, Dani Ceballos, Marco Llorente, Nacho Fernandez, Jesus Vallejo, Teo Hernandez, Borja Mayoral, Raul de Tomas, Luca Zidane, Luca Silva.Ndërsa në dyshim të madh është edhe e ardhmja e Iscos që vështirë se do të qëndrojë.

Qëndrimin të paktën deri në sezonin tjetër e kanë:Courtois, Odriozola, Carvajal, Ramos, Varane, Regulion, Modric, Kroos, Casemiro, Brahim Diaz, Karim Benzema, Vinicius Jr dhe Marco Asensio edhe pse ky i fundit ka oferta dhe mund të vendosë të largohet.