×
  • Show Time
  • Show Time

    U shpall si i preferuari i publikut, a po favorizohet Iliri nga produksioni i Big Brother VIP?

    Reporteri
    17 Nëntor 2021 | 15:41

    Ilir Shaqiri, balerini shqiptar i cili tanimë është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania, mbrëmë është shpallur nga publiku si banori i preferuar.

    Ndonëse kjo ka habitur një pjesë të banorëve, dyshime të shumta janë hedhur edhe nga ndjekësit e këtij formati në rrjete sociale, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Madje, dy ditë më parë u komentua se produksioni i Big Brother VIP po e mban me hatër balerinin shqiptar, pasi i njëjti është dëgjuar duke folur me Sabianin pikërisht për njerëzit që punojnë brenda dhomës së rrëfimit.

    Në videon e publikuar dëgjohet teksa Iliri flet me Sabianin, derisa përmend dhomën e rrëfimit duke thënë se ka folur me ta që të mos publikojnë në spektakël ato çfarë ai ka folur për pjesën tjetër të banorëve.

    Mirëpo, zgjedhja si i preferuari i publikut ka bërë që ndjekësit të jenë të ashpër ndaj produksionit, e këtu i kanë kujtuar atyre fitoren e Lori Hoxhës në vitin 2014 në “Dancing With The Stars”, ku pronarja e Top Channel u shpall fituese pikërisht nga balerini Ilir Shaqiri, fitore kjo e cili atë kohë pati nxitur reagime të shumta, pasi një pjesë e madhe e publikut mendonte se fitoren e meritonte Flaka Krelani.

    Madje, edhe vetë Olti Curri, blogeri i njohur shqiptar, i cili gjithashtu ka qenë opinionist i “Fan Club” ka reaguar me ironi pasi Iliri ishte si i preferuar i publikut.

    “Komplimente, Iliri i preferuari i sovranit”, ka shkruar me ironi Olti Curri.

    Kujtojmë se Iliri ishte ai i cili këtë javë çoi në nominim të gjithqë banorët, pasi shkoi në dhomën e rrëfimit për të pyetur produksionin nëse në festën që kishin fituar banorët lejohej të pihej cigarja normale ( duke qenë se PM zgjodhi shisha në vend të saj), e kjo irritoi edhe më shumq banorët, e madje reagime pati edhe nga publiku. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!