×
  • Show Time
  • Show Time

    Shqiptarja e cila ka ngjashmëri të frikshme me Dua Lipën

    Reporteri
    17 Nëntor 2021 | 16:07

    Ajo është komentuar shpesh herë për ngjashmërinë që ka me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

    Blogerja shqiptare, Hilda Kërtalli, është kthyer në trend në platformën “Youtube” kohët e fundit.

    Ajo është komentuar shpesh herë për ngjashmërinë që ka me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

    Së fundmi, blogerja ka publikuar një video-blog, duke i rikrijuar disa prej fotografive të këngëtares.

    Në videon e publikuar, Hilda mund të shihet se si realizon makijazhin, veshjet dhe gjithçka tjetër që t’i përafrohet fotografive të Duas.

    Në fotografitë e realizuara “para-pas” bën që ndryshimi mesa saj dhe Dua Lipës të duket shumë i vogël.

    Kërtalli ka publikuar edhe në rrjetin social “Instagram” këto fotografi, ndërkohë që shumë prej komentuesve kanë etiketuar Dua Lipën me shpresën që ajo të shohë se sa shumë i ngjason vajza nga Tirana.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!