Semi Jaupaj, banorja e Big Brother VIP ka treguar brenda shtëpisë së Big Brother se pas 9 vitesh martesë i ka dhënë fund çdo gjëje me bashkëshortin e saj, Bojken Lako.
Artistja shqiptare në një bisedë me Einxhel Shkirën ka treguar se ajo pëlqen dikë jashtë shtëpisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Pjesë nga biseda:
Semi: Kam dikë që e pëlqej. E pëlqej, por s’e di si do jenë gjërat kur të dal se kam shumë pak kohë që e njoh.
Einxhel: Do bësh më të mirën tënde.
Semi: Po.
Einxhel: Dhe nëse është i zgjuar dhe një person i mirë, do ketë parë tamam çdo lloj gjëje.
Semi: Unë mendoj që e ka parë.
Einxhel: Nëse jo, nuk është i duhuri.
Semi: Po, po, sigurisht. Thjesht e pëlqej, jo se… Do kisha qejf të shihja si do shkonte.
Einxhel: Jo, jo… S’ka arsye për mos me të pëlqy. Vetëm nëse do ishte budalla, mos të të pëlqente.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.