Reperi Young Dolph është vrarë në Memphis, SHBA, ka konfirmuar policia.
Një dëshmitar okular tha se muzikanti 36-vjeçar u qëllua nga persona të paidentifikuar teksa po hynte në një dyqan. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje, sipas një postimi në Twitter nga policia e Memphisit.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Adolph Robert Thornton, është mjaft i njohur në komunitetin e Memphis. Albumi i tij i parë, i publikuar në vitin 2016, u titullua “King of Memphis”.
Dolph ka qenë në shënjestër e një atentati dhe në të kaluarën.
Në vitin 2017, ai u godit nga plumba të shumtë teksa ndodhej jashtë një dyqani këpucësh në Hollywood, duke marrë plagë në krahë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.