×
  • Show Time
  • Show Time

    Kaci dhe Sellma e transformojnë Gilin në një Marilyn Monroe të vërtetë

    Reporteri
    17 Nëntor 2021 | 21:49

    Kaci Lleshi padyshim mbetet parukieri më i kërkuar në trojet shqiptare.

    Ndonëse të shumta janë personazhet publike me të cilat Kaci ka bashkëpunuar, mirëpo gjatë ditës së sotme, së bashku me grimeren, Sellma Kasumoviq, kanë bërë një transformim të madh në dukjen e këngëtares Gili, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Artistja e cila numëron një karrierë të gjatë muzikore, nga duart e arta të Kacit dhe Sellmës ka arritur të ketë pamjen e ikonës Marilyn Monroe.

    Ky transformim i madh i këngëtares i realizuar nga të dy artistët, Kaci e Sellma, është duartrokitur në rrjete sociale nga ndjekësit e shumtë që ata posedojnë në llogaritë e tyre.

    Kujtojmë se një ndryshim i madh i Gilit, po aq i pëlqyer nga njerëzit erdhi edhe ditë më parë, ku këngëtarja krahasohej me një kukull barbie, për grimin dhe flokët e rregulluara deri në detaje tek ajo./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!