×
  • Lajme
  • Rajon

    Dëshmitari rrëfen tmerrin: Njerëzit po digjeshin në autobus, por s’i ndihmonim dot

    Reporteri
    23 Nëntor 2021 | 14:59

    Një dëshmitar i cili ka parë gati se gjithë tragjedinë në Bullgari ka treguar si shpërtheu autobusi në flakë. Dëshmitari ka rrëfyer se ai ka qenë prapa autobusit me një mini-bus udhëtarësh.

    “Ishim duke udhëtuar me një mini-bus, autobusi duke lëvizur shpërtheu menjëherë dhe u përfshi nga një zjarr i madh dhe ishte e pamundur që të ndihmonim njerëzit sepse flakët ishin shumë të mëdha”, ka rrëfyer dëshmitari, shkruajnë mediat në Shkup.

    45 shqiptarë nga Maqedonia që ishin në autobus ndërruan jetë dhe 7 të tjerë ndodhen në spital.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!