×
  • Lajme
  • Rajon

    Humbi djalin në aksidentin në Bullgari, rrëfimi i nënës: Bashkëshorti më tha unë shpëtova, por djali na la

    Reporteri
    24 Nëntor 2021 | 15:05

    Hikmete Aliti, në tragjedinë që ka ndodhur dje në Bullgari, ka humbur djalin e saj, Visar Aliti, ndërsa bashkëshorti, Orhan Aliti ka arritur të shpëtojë.

    Rrëfimi i saj është mjaft i trisht, ajo thotë se bashkëshorti i ka treguar se ai ka arritur të shpëtoj, por për fat të keq jo edhe i biri.

    “Bashkëshorti është në spital i ka unazat e thyera dhe këmbën do të bëhet operacion, por Visarin sën e ka shpëtuar.Ai ka kërcyer i pari, sa mujta bërtita Visar, Visar s’dëgjohej zhurmë madhe nuk dëgjohej. U dëgjova, tha unë shpëtova por djalin e kemi të humbur. Unë kam ardhur nga Belgjika me djalin e dytë”, ka deklaruar Hikmete Aliti, raporton Shenja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!