Edhe Tetova është në zi. Tetovarët humbën 6 bashkëqytetarë të tyre në tragjedinë në Bullgari. Ekipi i televizionit Alsat vizitoi sot familjen Beluli nga Tetova që humbën vajzën e tyre, studenten 23 vjeçare Albinën bashkë me të fejuarin e saj, por edhe familjet e tjera, Fejzuli dhe Ahmeti.
Ata presin në ankth, lajmet për kthimin e kufomave të të dashurve të tyre nga Bullgaria, por edhe ndonjë informatë shtesë së kur do të ndodh kjo. 23 vjeçarja Albina ishte asistente në fakultetin juridik në Universitetin e Tetovës.
Dekani i këtij fakulteti Qebier Avziu në një deklaratë për Alsat, tregoi se Albina ishte studente mjaft e suksesshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.