×
  • Show Time
  • Show Time

    Dagz e thyen premtimin që i dha shokut të tij të ngushtë, vendos të qëndrojë në Big Brother VIP pa DJ PM-in

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 17:32

    Pjesa e tretë e emisionit Big Brother në mbrëmjen e djeshme ka qenë dedikim për Dj PM dhe Dj Dagz.

    Dysha u eliminuan nga televotimi i publikut për gjatë javës, që nga e marta deri mbrëmë.

    Mirëpo, “Vëllai i Madh”, kishte vendosur që t’i vë në siklet dyshen e njohur. Kjo për arsye se, moderatorja Arbana Osmani, hapi një televotim në transmetim live për të votuar publiku që njëri nga Dj-të, të kthehet sërish brenda shtëpisë.

    Mirëpo, duke e ditur se ata kanë hyrë bashkë e kundërshtuan rikthimin vetëm.

    Ndërkohë, Arbana më në fund i bindi se cili do qoftë emri që do dal nga zarfi i televotimit, njëri do rikthehet, kështu ata e mbajtën premtimin dhe u kthye Dj Dagz.

    Megjithatë, sot Dagz nuk është ndjerë mirë dhe ka dëshiruar ta lë shtëpinë teksa u pa edhe duke i mbledhur valixhet.

    Në vazhdimësi, Dj u thirr në dhomën e rrëfimit dhe aty mori vendim që të vazhdojë qëndrimin brenda shtëpisë edhe pse mbrëmë u tha se nëse nuk dëshiron të qëndrojn larg PM sepse kanë hyrë bashkë dhe i kanë premtuar njëri-tjetrit se do dalin bashkë.

    Ndryshe, menjëherë pasi u përmend se Dagz u eliminua, njëra nga banoret e shtëpisë, Einxhel nuk u ndje edhe mirë e cila u përlot, gjë që nuk e kemi parë tek ajo.

    Pas rikthimit të Dagz, Einxhel po shihet e afruar me të, nuk dihet mbase edhe do krijohet një lidhje e re në Big Brother, pas Donaldit dhe Beatrix.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!