Një zarf i bardhë ka arritur në shtëpinë e Big Brother.
Banorët humbën buxhetin për shkak të thyerjes së rregullave të orarit të zgjimit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Por, Vëllai i Madh ka vendosur t’iu japë një mundësi banorëve për të rikthyer përqindjen e buxhetit, mëqenëse do të shkonte për bamirësi.
Big Brother ka përzgjedhur Donaldin dhe Dagzin për të përgatitur një ëmbelsirë nga libri i recetave të Arbanës.
Banorët e tjerë nuk kanë të drejtë të ndihmojnë dyshen gjatë kohës kur përgatitin ëmbelsirën, por krejt në fund do të vlerësojnë punën e tyre./Gazeta Reporteri/