×
  • Show Time
  • Show Time

    “Kush i qiti jashtë, kush?”, edhe Kaci ka dy fjalë për Big Brother VIP pas eleminimit të dy DJ-ve nga Kosova

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 22:54

    Eleminimi i dy DJ kosovarë PM dhe Dagz nga Big Brother Vip ka shkaktuar reagime të shumta.

    Së fundmi ka reaguar edhe Kaci, duke vënë në pikëpytje se kush i ka larguar dyshen nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Këta publiku i deshti më shumë se gjithë ata që janë në shtëpi. Kush i qiti jashtë, kush..?”, ka shkruar ai në një postim në Instagram.

    Mbrëmë (e premte) nga shtëpia e Big Brother VIP u eleminuan dyshja DJ Dagz dhe PM, si më pak të votuarit nga publiku.

    Megjithatë për ta u hap edhe një televotim, ku publikut nga shtëpi iu kërkua të votonte për të rikthyer njërin prej tyre në shtëpi, i cili në rastin konkret rezultoi Dagz.

    Mes shumë vështirësive për t’u rikthyer i vetëm, DJ Dagz e vazhdoi qëndrimin brenda në shtëpi gjersa në rrjetet sociale pati komente të shumta mbi daljen e tyre. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!