×
  • Show Time
  • Show Time

    Vajza e Ilirit në Big Brother VIP bën reagimin prekës në rrjetet sociale

    Reporteri
    19 Dhjetor 2021 | 13:10

    Teksa mbrëmë banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” po qëndronin, në sfond u dëgjua kënga e re e Sabianit, e cila mban titullin “Tradhtare”. Iliri nuk i mbajti dot lotët sapo dëgjoi zërin e shokut të tij të ngushtë.

    Videoja emocionuese e këtij momenti është shpërndarë në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” dhe të gjithë vëmendjen e ka marrë një koment nga vajza e balerinit, Emily.

    “Babi do të doja të të përqafoja fort”, ka shkruar ajo, shoqëruar me emoji të përlotur.

    Kjo nuk është hera e parë që Emily komenton në videot ku shfaqet balerini i njohur, sidomos në momentet kur ai është i mërzitur dhe me lot në sy.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!