Rrushe Zyba është konkurrentja e re e Perputhen, njëherit edhe e para nga Kosova që është futur në këtë emision dashurie.

Me tu prezantuar ajo tërhoqi menjëherë vëmendjen e konkurrentëve në Përputhen si dhe të publikut jashtë.

Por, kush është Rrushe Zyba?

Reklamë

Ajo është njëra nga Motrat Zyba të cilat u bënë të njohura në vitin 2016 si tifoze atë kohë të Kombëtares shqiptare në Evropian ku me paraqitjet e tyre gjatë ndeshjeve të Kombëtares tërhoqën vëmendjen e çdo tifozi shqiptar.

Theksojmë se mbrëmë në emision Rrushe Zyba mori menjëherë vëmendjen e djemve e sidomos të Erjonit, me të cilin me sa duket njiheshin, por të dy ata hezituan të flisnin për të dhënë shpjegime.