Këngëtarja Beatrix Ramosaj mëngjesin e sotëm ka ndarë me banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother VIP” një moment të vështirë nga jeta e saj,ndarjen nga jeta të të atit.
Me një grup banorësh, të mbledhur në oborr, ajo ka treguar natën kur i ati kishte ndërruar jetë dhe përjetimin e saj.
“Unë ia kisha kapur dorën babit edhe nuk ia lëshoja,në një orë të vonë të natës ai ka ndërruar jetë në duart e mia. Nuk e shpjegoj dot çfarë ndodhi, si ndodhi, kam qenë e hutuar. Shumë shpesh e mendoj sikur të ishte gjallë çfarë bisedash do të beja me të”, tha ajo e prekur./TCh