×
  • Show Time
  • Show Time

    Takimi me nënën, ndjekësit ‘kryqëzojnë’ Nusretin: Pse nuk i blen shtëpi më të mirë prindërve?

    Reporteri
    20 Dhjetor 2021 | 7:29

    Biznesmeni dhe kuzhinieri i njohur, Nusret Gokçe, është kritikuar pas një videoje që ka shpërndarë në rrjete sociale duke u takuar me nënën e tij.

    Komentuesit kanë nisur me pyetjet përse nëna e 38-vjeçarit të njohur si Salt Bae bën jetë modeste, pavarësisht pasurisë së tij.

    “Si ka mundësi që i mban syzet kur takon mamanë. Ti je shumë i pasur, pse nuk blen një shtëpi më të mirë për prindërit e tu? Ke 2 vjet pa e parë? Pse, ti ke para?,”-shkruajnë disa prej komentuesve.

    Biznesmeni turk zotëron një rrjet restorantesh të quajtura Nusr-Et, me pika në të gjithë botën, në vendet më luksoze.

    Ushqimet e tij njihen për çmimet e shtrenjta ku disa prej gatimeve kalojnë dhe shifrat mbi 1000 dollarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!