×
  • Show Time
  • Show Time

    Reperi i njohur goditet me thikë në festival, vdes në spital

    Reporteri
    20 Dhjetor 2021 | 13:49

    Reperi Drakeo the Ruler ka humbur jetën në moshën 28-vjeçare, pasi u godit me thikë në prapaskenë në një festival në Los Angeles.

    Reperi i “Talk to Me” ishte planifikuar të performonte në festival para goditjes me thikë të së shtunës mbrëma.

    Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të L.A., një burrë u transportua në një spital lokal në gjendje kritike, pasi u godit me thikë. Dy burime konfirmuan për “PEOPLE” se njeriu i transportuar nga festivali ishte Drakeo the Ruler. Fillimisht ishte raportuar se reperi ishte plagosur rëndë, më pas u mësua se ai ishte ndërruar jetë, ndërsa ende nuk dihen arsyet e sulmit.

    Pak pas orës 22:00, të pranishmit u lajmëruan se festivali kishte përfunduar herët përpara se 50 Cent dhe Snoop Dogg të ishin në gjendje të performonin.

    Drakeo, përgjegjës për “Impatient Freestyle” dhe mixtape Cold Devil, u lirua në vitin 2019 nga akuzat për vrasje të rëndë dhe tentativë vrasje pas vrasjes së një 24-vjeçari në vitin 2016, sipas “The Los Angeles Times”. Ai u lirua nga paraburgimi në nëntor të vitit 2020 pasi arriti një marrëveshje për pranimin e fajësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!