Dj PM dy ditë më parë u eleminua nga Big Brother VIP Albania.

Ani pse ishte një konkurrent i vetëm me Dj Dagz, produksioni i ndau ata, dhe publiku votoi që Dj Dagz të vazhdonte lojën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Por, kur banorët i përgatitën valixhet, Dj PM kishte gjetur edhe një letër nga Sarah tek rrobat e tij.

Reklamë

Këtë letër ai vendosur ta bënte publike edhe për ndjekësit e tij të shumtë tanimë.

“PM të kam zemër! Do më mungojnë puthjet e tua me bështymë, Faleminderit për gjithçka që më dhurove këtu brenda”, shkruhej në letrën që Sarah i kishte dhënë PM./Reporteri.net/