×
  • Show Time
  • Show Time

    Merr bekimin e prindërve, Rita Ora do të fejohet këtë fundjavë

    Reporteri
    21 Dhjetor 2021 | 10:52

    Rita Ora dhe Taika Waititi pritet të fejohen në Australi, gjatë festës së Krishtlindjeve.

    Prindërit e këngëtares shqiptare, Besnik dhe Vera Sahatçiu thuhet se i kanë dhënë bekimin Ritës për tu fejuar me regjisorin e njohur, shkruan Daily Mail.

    Rita së fundmi mbërriti në Australi me Taika për të filmuar sezonin e ri të The Voice. Pikërisht në Australi, ka ndodhur njoftimi dhe takimi i parë i tyre.

    Taika ka qenë i martuar dhe ka dy fëmijë, ndërsa Rita ka patur disa lidhje, por nuk është fejuar asnjëherë.

    Krishtlindjet e këtij viti pritet të jenë me fat për të dy dhe çifti në fjalë pritet të ndërrojë statusin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!