Këngëtari, Robert Berisha, gjatë një interviste me Skype për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” foli për angazhimin e tij si moderator.
Prej pak kohësh, ai drejton një emisionin, për të cilin dha më shumë detaje gjatë bisedës në “ABC-ja e mëngjesit”.
“Ishte shumë i vështirë sepse nuk jam marrë me moderim por e kam pranuar me shumë qejf pasi e dija se do të luaj në piano dhe do të këndoj. E kisha pak siklet modelimin. Por e kam bërë vetë, është pa skenar, dhe krejt spontanisht janë dhe batutat. E mora pak me qetësi sepse e dija se do të jetë me muzikë dhe me bandën time.”, tha ai.
A e ka ftuar Nora Istrefin, ish bashkëshorten e tij për të qenë pjesë e emisionit?
Roberti zbuloi se Nora e ka marrë një ftesë nga ana e tij, por shumë shpejt do të mund ta shikojmë në emisionin e tij pasi siç tha ai, do të realizojnë diçka speciale. Ai shtoi gjithashtu se ka qenë spektik për emisionin por Nora ka qenë ajo që e ka mbështetur shumë.
“Do të vijë shumë shpejt dhe me ndonjë këngë të re. I pëlqen emisioni shumë, më ka ndihmuar dhe shpresoj që ta kemi. E kam ftuar dhe jemi duke e përgatitur që të bëjmë diçka ekstra.”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.