Surpriza të shumta nga qielli kanë ardhur në shtëpinë e Big Brother VIP nga familjarët apo miqtë e banorëve.
Ani pse produksioni kishte paralajmëruar se nuk do të lejoheshin më, e kundërta e kësaj ka ndodhur gjatë ditës së sotme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Një parashutë surprizë ka ardhur për Antonelën, banoren e Big Brother VIP, e cila u realizua nga kunati i saj, ashtu siç shprehet dhe Antonela.
“Vazhdo teze Ele”, është shkrimi në parashutën që erdhi në shtëpi.
Ndryshe, Antonela vazhdon të jetë në televotim së bashku me Dj Dagz, ku publiku do duhet të zgjedh për të preferuarin mes dy banorëve.
Banori i cili fiton, zgjedhet më i pëlqyer nga publiku, atëherë do ketë një mekanizëm sonte gjatë emisionit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.