Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.

“Nashta” titullohet projekti i tij më i ri muzikor, një këngë e cila vjen e vizualizuar edhe me klip.

Kënga është një baladë e zhanrit RnB, e cila është punuar nga Panda Music.
Ndërkohë për tekstin dhe vijën melodike është kujdesur vet repri Capital T.

Reklamë

“Nashta” është vizualizuar edhe me një klip me skena të ftohta që i përshtatet tematikës që kënga trajton.

Për anën vizuale të projektit janë kujdesur Andi Deçani dhe Dardan Visuals.