Prej ditësh pagat e publikuara të shqiptarëve janë tema kryesore në vend. Lista, një dokument në formatin “excel” është duke qarkulluar në “whats App” masivisht edhe përbën një shkelje flagrante të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.
Nuk dihet se si këto të dhëna janë zbuluar, por vëmendje të madhe kanë marrë shifrat që marrin personazhet e njohur e për më tepër VIP-at e “Big Brother” të cilët se fundmi po bëjnë mjaft zhurmë.
Më poshtë do të gjeni një listë të disa prej banorëve të “Big Brother VIP” të cilët figurojnë në dokumentin e publikuar.
Monika Lubonja duke më interesantja e listës pasi jo vetëm që është më e paguara, por në fakt ajo nuk rezulton në profesionin e saj si aktore, por si “Këshilltar i kryetarit të bashkise Tiranë”.
Donald Veshaj-30,475.00 lekë
Monika Lubonja-114,000.00 lëkë -Këshilltar i kryetarit të Bashkise
Merdian Ramçarj-70,120.00 lekë
Sara Berisha-figuron e vetëpunësuar
Igli Zarka- 60.818.00- Pedagog
Igli Zarka- 41,00.00- Teknik Transmetimesh
Ndërkohë moderatoja Arbana Osmani paguhet 986,927.00, bëhet fjalë për në muajin Janar kur “Big Brother” nuk kishte startuar ende.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.