Ministria e Shëndetësisë njofton se në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot është zbuluar rasti i parë i variantit Omicron të virusit SarsCoV2.
Sekuenca është bërë në spitalin privat Zhan Mitrev në Shkup, tek një person i cili ka ardhur në vend nga Britania e Madhe. Bëhet fjalë për një riinfeksion, pacienti kishte vuajtur nga sëmundja në janar të vitit 2021 dhe më pas ishte asimptomatik.
Pas fillimit të sëmundjes, pacienti mori dy doza të vaksinës Pfizer. Për herë të dytë, me Covid 19 rezulton pozitiv 2 ditë më parë, pas së cilës u konfirmua se bëhet fjalë për variantin Omicron. Pacienti aktualisht ka një pasqyrë të lehtë klinike dhe po trajtohet i izoluar në shtëpi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.