Sabiani ishte ndër banorët i cili u komentua shumë për humorin e tij brënda shtëpisë së “BBV ”.

Ai u eleminua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, por shoqëria që ‘lindi’ mes tij dhe Ilirit, do të vazhdoj edhe jashtë saj, daljen e tij e përjetoi shumë keq miku i tij Iliri.

Tani Sabiani nuk i përmban dot lotët çdo herë kur flet për Ilirin. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në “Fan Club”.

Reklamë

Moderatorja, ka pyetur të gjithë të ftuarit se kush mendojnë që do të eleminohet nga gara këtë të martë, shumica prej tyre, përfshirë Sabianin, thanë emrin e Meridianit, kurse Flavio Qarri dha një përgjigje tjetër, ai duke qeshur tha se i eleminuari rradhës do të jetë Iliri.

Në atë moment Sabiani në mënyrë humoristike çohet për të rrahur Flavion.