Ditën e djeshme në Pallatin e Kongreseve ka filluar Festivali i Këngës ku 16 këngëtarë do të prezantojnë këngët e tyre.
Ndërsa, në promon e “Big Brother VIP” për natën e spektaklit të sotëm u tha se Beatrix do të ketë befasinë më të madhe ndonjëherë nga ‘Vëllai i Madh’.
“Për herë të parë, që kur është bërë pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother’, Beatrix do të ketë një nga surprizat më të mëdha të bëra ndonjëherë. Ku do të shkojë ajo?”, thuhej në promo.
“Kryefjala.com”, raporton se bëhet fjalë për një lidhje direkte nga BigBrother VIP me Festivalin. Beatrix do të shkoj në Pallatin e Kongreseve për të dëgjuar performancën e vëllait të saj Albanit me këngën “Theje”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.