Ish e dashura e aktorit, Romeo Veshaj, Aleksia Peleshi është mjaft aktive në rrjetin social “Instagram”, ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.

Ndërsa, së fundmi ajo ka zhvilluar një pyetësor me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku mes shumë pyetjesh nuk kanë munguar edhe ato për Donaldin, binjakun e ish të dashurit.

Njëri nga ndjekësit e saj e ka kritikuar aktorin duke e cilësuar si “tradhtar”, referuar marrëdhënies së tij me moderatoren, Bora Zemani dhe këngëtaren, Beatrix Ramosaj.

Reklamë

“Ke një foto me nusen në profil dhe më ke dërguar 10 mesazhe ku thua: shpirt, zemër, ylli dhe gjykon Donaldin që ishte beqar. Është kulmi të kryqëzohet nga njerëz si puna jote që mashtrojnë, tradhtojnë, mbajnë të dashuruar dhe prishin familje është hipokrizia më e madhe”, është përgjigjur Aleksia, duke shkruar se kjo është hera e fundit që flet për këtë temë.