Këngëtarja sot ka qenë cak i hajnave të cilët i kanë bërë dëme në shtëpinë e saj.
Këngëtarja konfirmoi rastin se hajnat i kanë hyrë në shtëpi.
Ajo tha se askush nga familjarët e saj nuk kanë qenë në shtëpi kur ka ndodhur vjedhja rreth orës 01:30 në rrugën “Shaip Kamberi” në kryeqytet.
Ndërsa kur u pyet se si është gjendja e saj shëndetësore pas rastit të ndodhur , këngëtarja u shpreh se është mirë.
“Mirë por nuk kemi qenë askush në shtëpi, kemi qenë në një aheng familjar”, tha Adelina për lajmi.net.
Ndryshe, artistët e estradës shpesh janë cak i vjedhjeve të ndryshme nga persona të panjohur, megjithatë edhe nuk i bëjnë publike, ndërsa rasti i këngëtares, Adelina Berisha është raportuar edhe në polici.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.