×
  • Show Time
  • Show Time

    Reagimi epik i Semit kur Donaldi kërkoi që suita ku do shkonte me Beatrixën të ishte pa kamera

    Reporteri
    29 Dhjetor 2021 | 16:21

    Mbrëmë një suitë i është shtuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku banorët të ndarë në dyshe do të kalojnë një ditë relaksi aty.

    Derisa një pjesë e madhe e banorëve propozuan që të parët të shkonin Donaldi me Beatrixën aty, ishte aktori Veshaj ai i cili kërkoi që të mos kishte kamera aty, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Madje ato momente kur Donaldi flet, kamera fokuson Semin, ish banoren e Big Brother VIP, njëherit edhe një nga mikeshat më të mira të Bora Zemanit, e cila bën një mimikë epike, e cila tanimë është bërë virale në rrjet.

    Ani pse fillimisht Semi zgjodhi të mos komentonte se kush duhej të shkonte në suitë, ajo më vonë zgjodhi Beniadën dhe Sarën.

    Ndryshe, Semi është shprehur vazhdimisht se mes Donaldit dhe Beatrixës nuk sheh asgjë më shumë se një lojë nga ana e aktorit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!