Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, para se të publikonte albumin bëri një premtim publik se të gjitha paratë që do të mblidhen nga “Dafinë Moj” do të shkojnë për Shoqatën e Autizmit.
Ajo së fundmi ka njoftuar se të hollat u dërguan në vendin e duhur dhe se nga këto mjete do të ofrohen edhe dy mijë orë shërbime multidisiplinare falas.
Këtë e ka bërë të ditur në një njoftim të shpërndarë me fansat në InstaStory.
“Sot vizituam shoqatën Autizmi. Ku përveç që kaluam çaste të bukura duke kënduar dhe vallëzuar me fëmijët e shoqatës ashtu siç edhe kemi premtuar dorëzuam mjetet nga shitja e albumit “Dafinë Moj”.
Nga mjetet e mbledhura do të ofrohen dy mijë orë shërbime multidisiplinare – falas për raste sociale që trajtohen në shoqatë. Kjo është nisma jonë për një kauzë kaq të madhe”, ka thënë ajo.
“Dafinë Moj” ndërkaq u lansua saktësisht më 1 tetor 2021 dhe përmban gjithsej 14 këngë.
Në mesin e tyre përfshihen edhe bashkëpunimet me Butën, Argjentina Ramosajn, Tunën, Elinel, Lyrical Son etj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.