Një tjetër zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Njëri prej banorëve ka ndarë informacione tendencioze nga jashtë, por kjo nuk i ka shpëtuar syrit të “Vëllait të Madh”.
Për këtë veprim do të ketë një dënim, që mund të jetë përjashtim direkt natën e nesërme të spektaklit, ose dalja direkt në nominim.
“Banorë, Vëllai i madh ka vendosur që të dënojë një prej jush për shkak se ka thyer një prej rregullave kryesore që është dhënia e informacioneve nga jashtë. Për më tepër informacioneve tendencioze. Se cili është banori do të zbulohet nesër,”-shkruhet në zarfin e zi.