Këngëtari shqiptar, Butrint Imeri, gjatë vitit që lamë pas ka qenë një nga emrat më të suksesshëm.
Ai solli projekte e bashkëpunime të shumta dhe po ashtu mbajti një sërë koncertesh e mbrëmjesh muzikore.
Megjithatë, në vitin 2021 pak ka qenë i përfolur për jetën personale e pothuajse fare.
Në një intervistë të dhënë për Prive, i njëjti thotë se nuk është i gatshëm për ndonjë lidhje serioze pasi është shumë i ri.
I njëjti shtoi se një lidhje do shumë punë dhe për këtë nuk është gati për të marrë një vendim të tillë.
Sido që të jetë, ai prej vitesh flitet për një romancë dashurie me prezantuesen Kiara Tito.
Kjo gjë nuk u mohua e as nuk u pohua asnjëherë nga dyshja e famshme e showbizit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.