Dj PM ka dy javë që është largua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.
Dj kosovar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri krijoi një lidhje me blogeren shqiptare, Sarah Berisha, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sarah ishte banorja e fundit e cila u largua vetëm dy ditë më parë nga BB. Ajo është shprehur se ka shumë frikë kur të largohet sa i përket raportit me Dj PM, pasi nuk e di si do vazhdoj.
Por, duket se gjërat po shkojnë për mrekulli për ta!
Ata janë mbledhur së bashku me një pjesë të banorëve tjerë të larguar, derisa shihen duke u argëtuar me njëri-tjetrin.
Kujtojmë se PM pati edhe një takim me babain e Sarah Berishës brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku në njëfarë mënyre ai i dha konfirmimin vajzës së tij për raportin me Dj PM./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.