×
  • Show Time
  • Show Time

    Beatrix: Më ka ardhur cikli tri herë në muaj nga stresi në Big Brother

    Reporteri
    07 Janar 2022 | 12:56

    Beatrix Ramosaj ka kaluar një periudhe jo fort të rehatshme Brenda qëndrimit në Big Brother.

    Qysh nga hyrja e saj e deri tani, rrugëtimi i këngëtares ka qenë i mbushur me emocione të forta.

    Që nga lidhja me Donaldin, takimi me Albanin, vizita në Pallatin e Kongreseve ku takoi nënën, e shumë raste të tjera kanë bërë që Trixa të jetë gjithmonë nën tension brenda shtëpisë.

    E tërë ky stres ka ndikuar edhe në shëndetin e saj.

    Ajo në një bisedë me Egzonën, ka treguar se i ka ardhur cikli tri herë brenda një muaji, ndërsa muajin e fundit i është vonuar e krejt kjo, thotë se ka ndodhur për shkak të stresit që ka përjetuar në shtëpi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!