×
  • Show Time
  • Show Time

    Histori unike: Yllka Gashi dikur përkthyese e Nicole Kidman, sot rivale e saj

    Reporteri
    07 Janar 2022 | 14:07

    Aktorja kosovare, Yllka Gashi, edhe zyrtarisht është rivalja e Nicole Kidman që sivjet po e synon çmimin e dytë Oscar në karrierë. Yllka Gashi është duke u vlerësuar për rolin e saj në filmin “Zgjoi”.

    Gashi ka një histori unike me yllin e Hollyëoodit, Kidman, 16 vjetë më parë ajo ishte e angazhuar si përkthyese e aktores australiane, kur Kidman po e vizitonte Kosovën në cilësinë e Ambasadores së Vullnetit të Mirë të UNIFEM-it për mbrojtjen e të drejtave të grave.

    Gjatë kësaj vizite të zhvilluar më 2006, ata kishin bërë edhe shumë fotografi bashkë.
    Në këtë listën për Oscar, Gashin e futi mediumi amerikan “Variety” që bën parashikimet e nominimeve për çmimet më prestigjioze në botë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!