Hoxhë Labinot Maliqi ka folur sërish për formatin televiziv, Big Brother VIP Albania.
Ai ka komentuar surprizën e fundit që Ilir Shqiri mori brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku atij i erdhi vajza e tij, Emily, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Por, kjo surprizë u komentua shumë në rrjete sociale për puthjet që shkëmbyen Iliri me vajzën e i tij.
I ftuar në emisionin ‘Gjesi’ në T7, Labinot Maliqi komentoi këtë veprim të Ilirit duke e konsiduar si të turpshëm.
“Ne e kemi një thënie nga profeti Muhamet, që thotë “nëse nuk ke turp bëj çfarë të duash”, prandaj njerëz të tillë që iu mungon turpi janë në gjendje të bëjnë çmos, jo vetëm me të huajt, por edhe me familjarët e tyre”, ka deklaruar Maliqi.
Kujtojmë se imami Labinot Maliqi gjatë gjithë kohës u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos shikohen emisione të tilla. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.