×
  • Show Time
  • Show Time

    Ia fshinë emrin, Noizy i kthehet ashpër Top Channel-it

    Reporteri
    07 Janar 2022 | 22:57

    Gjatë këtyre ditëve u publikuan statistikat vjetore për fjalët që kanë kërkuar më së shumti shqiptarët në kanalin YouTube gjatë vitit 2021.

    Statistikat e nxjerra nga faqja Kerolli vënë në pah fjalët më të kërkuara në Kosovë që më shumë kanë të bëjnë me spektaklet në Shqipëri, e gjithashtu edhe 10 fjalët më të kërkuara në Shqipëri.

    Në listën e fjalëve më të kërkuara në Shqipëri renditen emisionet “Përputhen”, “Big Brother”, Portokalli”, Big Brother Albania, e më pas reperi Noizy, “Big Brother VIP”, Don Xhoni, muzikë, “Klanifornia” dhe sërish “Big Brother VIP Albania”.

    Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket të jetë i revoltuar pasi i është fshirë emri dhe për këtë ka bërë një reagim në rrjete sociale.

    “Top Channel Albania ju mund ta fshini emrin tim por fakti që unë jam më i klikuari në top 10 që 12 vite nuk mund ta ndryshoni dot”, u shpreh ai.

    Artisti më tej në një tjetër postim publikoi videon që është më e klikuara, një projekt i përbashkët me Elgit Dodën në “Top Fest”.

    “Videoja më e klikuar në kanalin e këtyre”, vazhdoi Rigels Rajku (emri i vërtetë).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!