Ish banori I Big Brother Vip Valon Shehu ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku shpjegoi për moderatoren Ester Bylyku, përse Fifi humbet ndjenjat.
Ai theksoi se episode të tilla kanë ndodhur jo vetëm në televizion, por dhe në prapaskena të vendeve ku ata kanë kënduar.
‘Besoj që e ka psikologjike, jo shëndetësore. Me shëndetin psikologjik, ‘i del perdja e zezë’ themi ne. Kam rastisur disa herë… fakti që kemi punuar bashkë 2 vjet, çdo të premte dhe të shtunë, në një lokal, madje dhe në ‘Këngën Magjike’. Kemi patur shumë raste. Normal, herët e para ka qenë pak e çuditshme, nuk di si të reagojë njeriu në ato momente. Por shyqyr nuk kam qenë asnjëherë vetëm, ka patur edhe njerëz përreth’ u shpreh Valon Shehu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.