Me të nisur spektakli i Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani ka treguar se njëri nga opinionistët do të mungojë.
Bëhet fjalë për humanistin Arbër Hajdari, i cili sonte nuk do jetë prezent në studio për të komentuar zhvillimet brenda shtëpisë së Big Brother VIP, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Arsyeja e mungesës së tij ishte një aheng familjar”, tha Arbana Osmani.
Vendin e Arbër Hajdarit sonte do ta zë producentja Dalina Buzi./Reporteri.net/