Arjola Demiri ka qenë banorja e cila ka realizuar linjën e jetës këtë javë në shtëpinë e Big Brother VIP.
Klipi me rrëfimin e saj të jetës është dhënë edhe për banorët dhe publikun, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Gjatë këtij klipi Arjola Demiri tregon se bashkëshorti i saj e ka tradhtuar menjëherë pasi ajo solli në jetë vajzën e saj.
“E kam falur 6 vite me radhë. Marrë vendimin të divorcohem dhe vendos të largohem nga shtëpia pa i treguar askujt asgjë. Kam ikur në Suedi për të kërkuar azil”, tha fillimisht Arjola.
Ajo gjithashtu ka treguar se familja e saj e kanë mbështetur, e në veçanti të rriste fëmijët.
“Ishte periudhë e vështirë, doja të vetëvritesha, të gjuhesha nga kati i tretë”, vazhdoi rrëfimin e saj Arjola, derisa nuk pushon së qari.
“Mami e di që jeta ime i dedikohet vetëm fëmijëve dhe nuk do të martohem ndoshta kurrë”, thotë aktorja nga Tropoja./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.