Big Brother VIP çdo ditë e më shumë po komentohet.
Më 18 shkurt është nata finale ku aty do shihet lojtari më i fortë që do ta fitojë çmimin e madh, 100 mijë euro.
Por, banorët nga tani kanë filluar diskutimet për lojtarin më të fortë. Gjatë një bashkëbisedimi, Donald Veshaj u tha disa banorëve së Iliri është lojtari më i mirë.
Madje gjatë diskutimit, këngëtarja Beatrix Ramosaj thotë se Iliri nuk përfshihet në debate me emocion.
Kjo sipas saj e ka bërë atë lojtarin më të fortë.
Teksa aktori dhe moderatori Donald Veshaj e thekson se ai nuk ka durim, ndoshta është kjo arsyeja që sipas tij e bën më të dobët së Ilirin.
Por, si përfundim Donaldi tregon së do të fitojë pavarësisht të gjithave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.