×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas akuzave për operacione plastike, reagon Efi

    Reporteri
    17 Janar 2022 | 13:21

    Një nga konkurentet e këtij edicioni të Përputhen, Efi është përfolur për ndërhyrjet e saj estetike.

    Ditë më parë konkurentet i qarkullonin disa foto të vjetra ku dallonte nga gjendja e tanishme.

    Pas këtyre akuzave ka reaguar edhe konkurentja e Përputhen 3.

    Efi përmes një storje në profilin e saj të instagram ka shfaqur imazhe nga fëmijëria e saj.

    ‘Për të gjithë ju që më keni shkruajtur për operacionet e mia dhe për foton që po qarkullon. Këtu e keni përgjigjen…Përveç meje shihet qartë edhe fisi’, shkruhet në postimin e saj.

    Ajo hedh kategorikisht akuzat ndaj saj.

    Kujtojmë se në hyrjen e saj Efi, është komentuar shumë për ngjajshmërinë e saj me Elvana Gjatën dhe Bora Zemanin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!