Këngëtari, Shkëlzen Jetishi i njohur si Xeni ka ndarë rrugët muzikore me fis-harmonikistin e njohur nga Gjakova, Vllaznim Buxhovin.
Dyshja kanë bashkëpunuar më shumë se 35 vjet pandarë.
Xeni dhe Buxhovi ia dolën të mbijetojnë edhe në kohërat më të rënda të krizës, qoftë muzikore qoftë historike mbarë-popullore.
Në këto më shumë se tre dekada, në orkestrinën e tyre ndodhën ndryshime si estetike ashtu edhe rrënjësore, mirëpo asnjëherë shkëputje mes kësaj dysheje.
Bashkëpunimi i tyre i fundit ishte muzikore e Shkelzen Jetishit së bashku me Zenel Dolin dhe orkestrinën e Buxhovit, gjatë ndrrimit të moteve 2021/2022.