Dy ditë më parë Big Brother i dha një mision të fshehtë Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt.
Ata duhej që të zmadhonin situata të caktuara me banorët brenda shtëpisë së Big Brother VIP, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Mirëpo, ani pse misioni kishte të bënte me të gjithë banorët, Beatrix Ramosaj u fokusua vetëm te banorja e re nga Kosova, Egzona Rafuna.
Kjo e fundit nuk e priti aspak mirë, sa që gjendja e saj u përkeqësua pasi nuk pushonte së qari nga e gjithë ajo çfarë po ndodhte brenda në shtëpi.
Beatrix e akuzonte atë për raportin e saj me Donaldin, duke thënë se moderatorja nga Kosova po e pëlqen aktorin, dhe se mund ta marrë pa problem.
E gjithë kjo lojë shkaktoi reagime të shumta edhe në rrjete sociale, ku Beatrix Ramosaj u kritikua ashpër për lojën që zgjodhi, pasi ajo mund të zgjidhte çfarëdo tjetër, nuk e kishte të caktuar si banore vetëm Egzonën dhe vetëm atë situatë.
Mirëpo në rrjet po qarkullon një video ku Arbana Osmani lexon vendimin e Big Brother për lojërat që cënojnë shëndetin psikologjik të banorëve./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.