Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj këtë javë kishin një mision në shtëpinë e Big Brother VIP, ku duhej të ekzagjëronin situata të caktuara atje brenda.

Mirëpo, dyshja u fokusuan vetëm te banorja e re, Egzona Rafuna, duke e lidhur me një situatë (debat) që Beatrix kishte pasur me të, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Derisa Egzona e përjetoi shumë keq këtë lojë dhe nuk pushonte duke qarë, në anën tjetër edhe në rrjete sociale gjatë këtyre ditëve u kritikua ashpër e gjithë kjo lojë që iu bë asaj.

Reklamë

Mirëpo, në spektakël sonte, hapur dhe qartë viktima, në këtë rast Egzona, doli ajo e cila kishte “faj”, sipas panelit në studio të Big Brother VIP.

Madje, të dy opinionistët, Balina dhe Arbëri thanë se Egzona e ekzagjëroi gjithë ngjarjen që po ndodhte brenda në shtëpinë e Big Brother VIP, duke e bërë kështu Beatrixën shumë të larë në gjithë këtë lojë që u bë./Reporteri.net/