×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngë tjetër për Bora Zemanin? Zbulohet plani sekret i Donald Veshajt për moderatoren e Për’Puthen

    Reporteri
    20 Janar 2022 | 10:20

    Elgit Doda padashje është përfshirë në historinë e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj, duke qenë se ai ka kënduar këngën “Toxic Love” të shkruar nga aktori vlonjat.

    I ftuar në “Pardon my French” në Top Albania Radio ishte këngëtari Elgit Doda. Nëpërmjet këngëve të tij, ai është bërë pjesë e historisë së dashurisë më të përfolur të momentit, Bora Zemani dhe Donald Veshaj. Kjo jo pa arsye pasi ka qenë vetë aktori ai i cili ka kontribuar në një pjesë të tekstit e të idesë së këngëve.

    Ka qenë vetë Donaldi që i ka trajtuar këto këngë si dedikime për Bora Zemanin, brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Por mesa duket Elgiti nuk dinte gjë për këtë pjesë:

    “Ishte ndjesi e Donaldit. Nuk më tha Donaldi për kë ishte ndjesia… Mund të kem patur edhe unë ndoshta një histori. Ishte thjesht ndjesia për një lidhje toksike. Është temë e bukur sepse çdo njeri mund të ketë kaluar një gjë të tillë. Ai asnjëherë nuk përmendi për kë, por njerëzit e çojnë ku të duan.

    Duke folur për këngën “Ku Je”, një tjetër sukses të tijin, Elgiti ndoshta na zbuloi “planin” e Donaldit, pasi pritet të publikohet një tjetër projekt muzikor brenda datës 14 shkurt që do të jetë vazhdim i dy të parave.

    Njeriu që donte një dashuri toksike “TL (Toxic Love)”, e kërkonte gjithmonë “Ku Je”, por në fund fare e kuptoi që nuk ia vlente. Kjo është një triologji sepse është me tri këngë, ku tek e fundit i thotë “Mirupafshim”.

    Kënga do të vijë brenda datës 14 shkurt. Nuk e di çfarë ka qenë në trurin e Donaldit, nuk kemi folur fare për këtë”,- u shpreh kantautori.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!